Mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë javës së ardhshme

Prishtinë | 15 Qer 2025 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java që nis më 16 qershor do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Reshje të izoluara parashihen të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë të rrebesheve afatshkurtra në zona të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 30°C në disa rajone.

Vlen të theksohet se indeksi UV do të jetë i lartë gjatë gjithë javës, ndaj qytetarët këshillohen të mbrohen nga ekspozimi i gjatë në diell.

Të ngjashme