Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në Kosovë moti do të jetë me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme