Mot me diell dhe vranësira të hënën në Kosovë

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë të hënën në Kosovë.

Sipas “Meteo Kosova”, gjatë mbrëmjes do të ketë reshje lokale shiu, të cilat pritet të jenë në formë të rrebesheve në zona të caktuara.

Ka mundësi të ketë edhe vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet prej 16 deri 19 gradë Celsius.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-31 km/h.

Të ngjashme