Mot me diell dhe vranët, mëngjeset me mjegull

| 15 Tet 2024 | 07:41 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Të ngjashme