Mot me diell e temperatura të larta të martën në Kosovë

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Mot me diell dhe me temperatura deri në 36 gradë Celsius pritet të mbajë të martën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë kësaj jave në shumë vende urbane prezenca e masave të nxehta të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara”, thonë nga IHMK.

Të ngjashme