Mot me diell të martën në Kosovë

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon që gjatë ditës së martë të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 e 21 gradë celsius.

“Nesër (e mërkurë) pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, parashikohet të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme