Mot me shi edhe në Shqipëri

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik e cila po influencon në territorin e Shqipërisë reshje shiu me intensitet të lartë.

Në fillim të kësaj jave, Shqipëria do të përfshihet nga kalimi i frontit të ftohtë veriperëndimor , moti do të jetë me reshje shiu dhe rrebeshe dhe shkarkesa elektrike me intensitet të lartë në zonën Veriperëndimore dhe Jugperëndim në orët e para të mëngjesit deri në mesditë, shkruan ksp.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 10-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,5- 3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 11/16°C

Zonat e ulëta 15/22°C

Zonat bregdetare 17/21°C

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme