Mot me shi sot në Shqipëri

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti fillimisht do të jetë i vranët me intervale kthjellimesh në mesditë e pasdite.

Parashikohen reshje shiu të vazhdueshme në të gjithë vendin që prej orëve të mëngjesit me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike lokale përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

Prej orëve të mesditës reshjet humbin intensitet duke marrë karakter lokal. Në zonat malore në Verilindje, Lindje e Juglindje mbi 800 metra do të ketë reshje bore, mjegull lokale nga reshjet e shiut dhe të borës.

Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-15 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 1.2-2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 2/10 re shi rrufe

Kukës 1/8 re shi

Lezhë 5/10 re shi diell

Dibër -1/6 re shi borë

Durrës 6/13 re shi diell rrufe

Tiranë 6/13 re shi diell

Elbasan 5/12 re shi diell

Berat 5/11 re shi diell

Vlorë 6/12 re shi diell rrufe

Korçë -1/5 re borë

Gjirokastër 3/9 re shi diell

Sarandë 6/13 re shi diell.

Të ngjashme