Mot me vranësira edhe sot, priten rrebeshe shiu

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 07:45 | Nga Ekonomia Online

Me vranësira të ndryshueshme dhe erë parashihet moti për ditën e martë. Që nga mëngjesi priten kushte për riga lokale shiu, derisa më vonë pasdite edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu e juglindja 8-17m/s. Temperaturat minimale 13C e 14C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 18C e 21C, njofton Prishtina Weather.

Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e mërkurë, me mundësi për rrebeshe shiu përreth viseve malore, e ditën e enjte më ftohtë, me 16C dhe zhvillime të rrebesheve me shi orëve të pasdites.

Nga e premta mot më stabil me më shumë intervale me diell ditën e shtunë dhe temperatura deri në 22C e 24C.

Të ngjashme