Një valë erërash dhe moti dimëror përfshiu Italinë të hënën dhe një grua u lëndua nga një shtyllë elektrike, e cila ishte rrëzuar në Milano.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, akulli, acari, erërat e forta dhe stuhitë e borës kanë shkaktuar probleme në disa rajone.
Ndërkohë që Milano, Torino dhe Genova u zgjuan nën një reshje të dendura bore.
Mediat shkruajnë se si pasojë, trafiku u ndërpre në autostradat midis Liguria dhe Piemonte dhe se ekzistonte rreziku i ortekëve në Val d’Aosta dhe i valëve të detit bregdetar në Sardenjë.
Si pasojë, një alarm i portokalltë për motin u lëshua në disa rajone si Emilia Romagna dhe Puglia; si dhe një i verdhë në Abruzzo, Friuli, Lazio, Liguria, Marche, Molise, Tuscany dhe Umbria.