Ekonomia Online
FUNDIT

Moti kryesisht me diell këtë javë në Kosovë

Moti kryesisht me diell këtë javë në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, ku në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 […]

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, ku në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjithashtu, sipas IHMK-së, ky mot me kushte afërsisht të ngjashme do të vazhdoj deri me 23 tetor.

Të ngjashme