Moti me borë dhe ngrica deri të premten

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore, ndërsa kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikoj në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta.

Nga dita e martë, masat e ashpra të ajrit, të cilat vijnë nga pjesa veriore e kontinentit, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas IHK-së, borë parashihet të bie, fillimisht në pjesën e Dukagjinit dhe pastaj të njëjta kushte do ta përfshijnë edhe pjesë tjetër të territorit.

Të mërkurën temperaturat do të ulen dukshëm për shkak të reshjeve të parashikuara të borës.

Vlerat e lehta negative parashihen të vazhdojnë deri të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet bio-meteorologjike do të jenë relativisht të mira, sa i përket cilësisë së ajrit, për shkak të qarkullimit të mirë të masave të ajrit të shoqëruara edhe nga elementet tjera meteorologjike, ndërsa këto vlera negative të temperaturave të parishikuara, nuk do të jenë në favor të pemëtarisë, sidomos te ato pemë që janë në fazën e lulëzimit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme