Moti në fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Fundjava pritet të jetë me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell, derisa në fillim të javës së ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e temperaturave.

Në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Nga dita e hënë pritet shtim i vransirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë. Presj së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.  Temperaturat pësojnë rënie.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditën e shtunë, e të dielën dhe të hënën, herë herë mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e shkurtimisht edhe në të dobëta.

25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

26.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

27.09 – Mbetet shumë ngrohtë, e vransirat gjatë ditës do të shtohen.  Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

28.09 – Vransira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

29.09 – Më freskët e kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielen e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme