Moti në Kosovë

| 19 Nën 2019 | 08:46 | Nga

Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe pjesë të rajonit vazhdojnë të diktojnë mot të ndryshueshëm.

Në Kosovë, në mëngjes do të jetë ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vranësira.

Reshje shiu parashihen të sonte gjatë natës dhe ditën e nesërme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 15 gradë celsius.

Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme