Moti në Kosovë – gjatë javës riga shiu dhe intervale me diell

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit të hënën gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

“E martë – mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezentë. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. E mërkurë – mot kryesisht i ngjashme me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës. E enjte – mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm”, njofton IHMK-ja.

Të ngjashme