Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.