Ekonomia Online
FUNDIT

Moti në Kosovë për sot dhe nesër, në këto vende do të ketë reshje bore

Moti në Kosovë për sot dhe nesër, në këto vende do të ketë reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe këto ditë pritet që në mëngjes të ketë mjegull. Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe këto ditë pritet që në mëngjes të ketë mjegull.

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull.

E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Të ngjashme