Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së diele në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.
Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.