Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Temperaturat minimale parashihen t lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për popullatën.
Kontakti me diellin nga ora 9-17 mundësisht të jetë i kufizuar.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s.