Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë të premtes do të shoqërohen me riga të dobëta me shi, vende-vende.
“Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në komunikatën e IHK-së.