Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për fundjavën në vend.
Sipas këtij institucioni, të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e mëngjesit nëpër ultësira parashihet edhe mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Ndërkaq, të dielën moti pritet të jetë kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të jenë 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 14 deri në 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.