Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e njëjtë me tendencë të ngritjes graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.