Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

28.01 – Në mëngjes shumë ftohtë, ditën kryesisht me diell, por edhe me vransira kalimtare.

29.01 – Më butë me mot të ndryshueshëm. Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të shndërrohen apo përzien edhe me borë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive

30.01 – Në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës dhe shiut. Ditën butë, me intervale me diell.

31.01 – Butë, me vransira të ndryshueshme e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende mund të jenë pak më intensive.

1.02 – Kryesisht me vransira, e paradite me reshje shiu. Ditën edhe me intervale me diell, e reshjet pushojnë.Temperaturat minimale pas rënies ditën e nesërme, në ditët e ardhshme shënojnë rritje deri në 2C në fundjavë, e maksimalet gradualisht në rritje deri në 10C ditën e diel.

Do të fryj erë mesatare drejtimesh të ndryshme, por kryesisht nga krahu jugor 3 -8m/s.Shtypja atmosferike edhe nesër me tendencë të rritjes, më pas deri në fundjavë zbret thellë nën vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme