Moti për sot dhe nesër

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sot pritet të ketë vranësira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. 

Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 8C deri 18C.  Do të fryjë mesatare nga verilindja 3-10m/s.  Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekpozim minimal ndaj rrezeve të diellit.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Ndërkohë, nesër fillimisht moti do të jetë kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes.  Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme