Sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fushat barike do të ketë ngritje të lehta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s”.
“Për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta të përcjella me bubullimë, kurse reshje me intensitet të lartë parashihen në jugun e Shqipërisë të përcjella me stuhi edhe përgjatë kufijve të Shqipërisë jugore”, bën të ditur IHMK