Moti për sot, vranët dhe me temperatura më të ulëta

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjell me rënie të temperaturave.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme