Bazuar në të dhënat e Komunës së Rahovecit, vlera e dëmit nga të ftohtët në total arrin çmimin e rreth tre milionë eurove.
Ulja e temperaturave një muaj më parë, fermerit Gani Krasniqi, ia ka dëmtuar mbi një hektar hardhi rrushi.
Krasniqi thotë së vlera e dëmit në bazë të vlerësimit që i është bërë nga Komisioni komunal konsiderohet të jetë katërmijë euro.
Ai tashmë e di se nga dëmtimi që ka pësuar hardhia nuk ka prodhim, për çka nuk do të ketë asnjë cent fitim.
Përveç këtij fermeri, janë edhe shumë bujq të tjerë, të cilët kanë pësuar dëme të mëdha si në pemëtari, ashtu edhe në perimtari.
Bazuar në të dhënat e kësaj komune, vlera e dëmit në total arrin çmimin e rreth tre milionë eurove.
Komuna po e pret Ministrisë e Bujqësisë për kompensim, pasi nuk ka mundësi që vetë t’u dalë në ndihmë atyre, raporton KTV.
Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se po i presin raportet nga të gjitha komunat për të dalë me një shumë totale të dëmit të shkaktuar në tërë vendin, ku më pas edhe do të ndahen mjetet për kompensim.
Ngricat e prillit, dëme në bujqësi shkaktuan edhe në komunën e Malishevës, e të cilat arrijnë shumë e 500 mijë eurove.