Mëngjeset me ngrica, në ultësira më shumë kushte për mjegull, përkeqësim në cilësinë e ajrit, parashikon “Prishtina Weather”.
Ky mot i qëndrueshëm, do të ndikojë në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ngase ndotësit ajror nën kushte edhe të inverzionit të temperaturës, mbeten pranë sipërfaqes. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më shumë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
Datat:
20.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.
21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull. Ngrica në mëngjes.
22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit. Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.
23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.
Temperaturat filimisht në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C. Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative. Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.
Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.
Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë.