Ekonomia Online
FUNDIT

Moti sot dhe ditëve në vijim në Kosovë

Moti sot dhe ditëve në vijim në Kosovë

Mëngjeset me ngrica, në ultësira më shumë kushte për mjegull, përkeqësim në cilësinë e ajrit, parashikon “Prishtina Weather”. Ky mot i qëndrueshëm, do të ndikojë në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ngase ndotësit ajror nën kushte edhe të inverzionit të temperaturës, mbeten pranë sipërfaqes.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më shumë në […]

Mëngjeset me ngrica, në ultësira më shumë kushte për mjegull, përkeqësim në cilësinë e ajrit, parashikon “Prishtina Weather”.

Ky mot i qëndrueshëm, do të ndikojë në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ngase ndotësit ajror nën kushte edhe të inverzionit të temperaturës, mbeten pranë sipërfaqes.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më shumë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Datat:

20.12 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.

21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull.  Ngrica në mëngjes.

22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit.  Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.

23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.

Temperaturat filimisht në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C.  Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative.  Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.

Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.

Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë.

Të ngjashme