Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.
Sipas institutit, në orët e para, vende-vende mund të ketë riga shiu. Kurse, gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli.
“Të enjten, situata meteorologjike do të lëvizë drejtë stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të pësoj rritje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.