Moti sot dhe nesër në Kosovë

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 09:11 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme fillon me vlera negative të temperaturave”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme