Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës kur mund të sjellin edhe riga lokale shiu.
Temperaturat do të sillen në mes 12 e 26 gradë celsius. Edhe nesër parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme të pjesshme. Temperaturat do të sillen, në mes 11 e 24 gradë celsius.
Sipas ecurive sinoptike, vorbulla ciklonike me prejardhje nga Atlantiku është duke u tërhequr, kështu në pjesën e dytë të javës pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 11 e 30 gradë celsius.