Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të pësojnë zhvillime duke krijuar kushte për reshje të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperatura minimale për sot do të shënohet në Dragash me zero gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të shënohet në Gjakovë, Prizren e Malishevë.

Të ngjashme