Gjatë ditës së mërkure në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.