Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot kryesisht të vranët dhe me riga të dobëta shiu.

Grafiku në fushat termike do të shënojë vlera te larta të temperaturave, dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Të ngjashme