Mbi vendin tonë sot do të mbajë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mund të sjellin riga të dobëta shiu, por jo në gjithë territorin e vendit, kryesisht në viset me lartësi të larta mbidetare.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s”, bën të ditur IHMK-ja.