Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit.
Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat gjatë ditës dhe në mbrëmje pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu. Në zonat e larta malore reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit me shpejtësi prej 15-38 km/h, njofton Meteo Kosova.