Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i qetë.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperatura maksimale do të shkojnë deri në 26 gradë Celsius.
“Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.