Moti sot me vranësira e shi të përcjellur me rrufe

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me vranësira e intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi, të përcjellur me rrufe.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme