Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 09:12 | Nga

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta, minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius.

Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme