Në Kosovë moti në ditën e enjte do të karakterizohet me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale parashihen të zbresin nga -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, njofton Klan Kosova.
“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit,”shkruhet në komunikatën dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.
Po ashtu nuk parashihen reshje të asnjë forme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.