Moti sot në Kosovë me diell e vranësira të shpërndara

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 08:31 | Nga

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull. Mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHK thotë se do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme