Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, transmeton Koha.net.
Në këtë gjendje meteorologjike, sipas institutit, do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellë me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.