Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet mot i kthjellët me vranësira të pakta mesatare dhe shtim vranësirash në orët e pasdites.
Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 21 gradë celsius minimalja deri në 32-36 gradë celsius maksimalja.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.