Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e cila do të influencojë në territorin e Shqipërisë me reshje shiu me intensitet të lartë.
E mërkura do të jetë e vranët me reshje shiu dhe stuhi me intensitet të lartë në zonën Veriperëndimore me aktivitet kryesor në pjesën e dytë të ditës.
Era do të jetë me intensitet me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,5- 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten konstante .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 10/17°C
Zonat e ulëta 14/24°C
Zonat bregdetare 16/23°C