Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, ditën e sotme parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Parashikohen reshjet e shiut të izoluara dhe me intensitet të ulët vetëm përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- verilindje 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 10m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/19 re diell
Lezhë 10/19 re diell
Durrës 9/21 re diell shi
Tiranë 10/20 re diell
Berat 7/21 re diell
Vlorë 10/19 re diell shi
Korçë 3/15 re diell
Gjirokastër 8/19 re diell
Sarandë 10/20 re diell