Moti sot në Shqipëri parashikohet të nisë me kthjellime, por gradualisht pas mesdite vranësirat do të vijnë në dendësim.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat bëhen prezente fillimisht në zonat bregdetare me intensitet të ulët dhe në orët e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/15 Diell shi
Lezhë 8/13 Diell shi
Durrës 7/16 Diell shi
Tiranë 6/16 Diell shi
Berat 7/16 Diell shi
Vlorë 7/17 Diell shi
Korçë 0/7 Diell re
Gjirokastër 5/14 Diell shi
Sarandë 7/15 Diell shi