Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira mesatare, të cilat gradualisht vijnë në dendësim. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e pasdites, të cilat do të prekin bregdetin jugperëndimor. Më pas reshjet e shiut shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe në pjesën qendrore.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut-Juglindjes me shpejtësi mesatare deri në 10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri ne 25-30 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/14 Diell re
Lezhë 7/16 Diell re
Durrës 10/18 Diell re
Tiranë 9/17 Diell re
Berat 5/17 Diell re
Vlorë 12/17 Diell re shi
Korçë 1/4 Diell re
Gjirokastër 3/11 Diell re
Sarandë 14/18 Diell re