Moti sot, rënie e temperaturave dhe borë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 07:11 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

IHK njofton se në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale, ndërkaq të martën do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme