Motoçiklisti – shkaktar i aksidentit me veturë, përfundon në QKUK

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë një person ne Pejë derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën, të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër.

Policia njofton se viktima është liruar pas tretmanit mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK për shkak të lëndimeve.

Rasti në procedurë të rregullt.

Të ngjashme